Bota

Të ngujuar në kampe/ Kosova do të kthejë edhe rreth 100 persona të tjerë nga Siria, mes tyre, shumica gra e fëmijë

5 Nëntor 2019, 14:31 Nga DOSJA
Të ngujuar në kampe/ Kosova do të kthejë edhe rreth 100

KOSOVË- Qeveria në Kosovë tashmë është duke bërë përgatitjet e fundit për t’i kthyer në Kosovë rreth 100 shtetas të tjerë, të cilët gjenden në Siri.

Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.

Gjatë një bisedë për Radion Evropa e Lirë, ministri në detyrë, Mustafa, tha se nuk mund të japë shumë detaje, por aktualisht po zhvillohen bisedime me Turqinë rreth kthimit të këtyre personave në Kosovë.

“Në detaje nuk mund të prononcohem. Por, tash jemi shumë të interesuar me shtetin turk, mos ndonjë nga personat (kosovarët) që kanë qenë nëpër kampe ka kaluar në pjesën turke”, tha Mustafa.

“Përafërsisht dihet numri, por nuk është numër i madh tash, sepse 110 i kemi sjellë në Kosovë. Aty diku sillet edhe numri i personave të tjerë (që pritet të kthehen)”, u shpreh Mustafa.

Në muajin prill të këtij viti, institucionet kthyen në Kosovë 110 kosovarë, në mesin e tyre katër luftëtarë që ishin pjesë e organizatave terroriste në Siri, 32 gra dhe 74 fëmijë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ekrem mustafa kampet e luftes ne siri rikthimi i refugjateve siriane ekrem mustafa kampet e luftes ne siri rikthimi i refugjateve siriane

Sondazh

Poll