Bota

“Dua të bëj seks me ty mbi tavolinën e kuzhinës, të lagur me gjakun e William”, gruaja me dashnorin shofer vret burrin

5 Nëntor 2019, 11:25 Nga DOSJA
“Dua të bëj seks me ty mbi tavolinën e kuzhinës,

BRITANI  E MADHE-Angela Taylor sëbashku me dashnorin e saj Paul Cannon, ishin të të fiksuar pas seksit sa në kmunikimet e tyre në WhatsApp përgjatë 148 ditëve të lidhur ato kishin shkëmbyer plot 28 mijë mesazhe të frikshme teksa po planifikonin edhe çastin kur do të bënin aktin intim mbi gjakun e milionerit.

Sipas mediave të huaja gruaja e këtij fermeri fat zi dhe dashnori i saj  u shpallën fajtorët për vrasjen e tij në bazë të meszheve të verifikuara mes tyre.

Mes kaq shumë mesazheve u kuptua edhe plani  që çifti kishte organizuar për vrasjen e William ‘Bill’ Taylor, pronari i një ferme  gjigande në Hertfordshire.

Taylor u shpall i zhdukur vetëm pak ditë para ditës ku edhe do të festonte  70-vjetorin  e lindjes, qershorin e 2018. Ndërkohë sipas mediave të huaja trupi i tij i dekompozuar është  gjetur 8 muaj më vonë në shkurt të 2019 nga një peshkatar në bregun e një lumi. Ndërsa për shkak të një dekompozimi prej 8 muajsh nuk u arrit të gjindej shkaku i vdekjes.

Por  gjithçka u kuptua  nga mesazhet mes gruajas të Z. Taylor, Angela, 53 vjeç dhe të dashur të saj, Paul Cannon, 54 vjeç, i cili punonte edhe si shofer në fermën e tyre, u përballën  me akuzën e vrasjes së fermerit.

Cannon i shkruante Taylor, duke thënë që ajo donte të “bënte dashuri në tryezën e kuzhinës … të njomur në gjakun e William, të lidhur në një karrige, kështu që ai duhej të shikonte”.

“Kjo do ta vriste atë, gjëja e fundit që ai do shihte ishte që ne të bënim dashuri”.- i është përgjigjur ajo.

Edhe pse çifti i kishte fshirë mesazhet policia arriti të zbulonte përmes strukturave të veçanta të gjitha bisedat çfarë ata kishin  folur.

Burimi: independent

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota angela taylor britani e madhe paul cannon vrau burrin e saj william ‘bill’ taylo angela taylor britani e madhe paul cannon vrau burrin e saj william ‘bill’ taylo

Sondazh

Poll