Bota

Ndotja e ajrit në nivele alarmante në Indi, pilotët nuk shohin pistat, anulohen fluturimet

5 Nëntor 2019, 10:06 Nga DOSJA
Ndotja e ajrit në nivele alarmante në Indi, pilotët nuk shohin

INDI- Ndotja e ajrit në New Delhi dhe qytetet përrreth ka arritur në nivelet më të këqija deri tani për këtë vit. Autoritetet në kryeqytet kanë shpallur një urgjencë shëndetësore publike dhe urdhëruan mbylljen e shkollave. Indeksi i cilësisë së ajrit (AQI) ka regjistruar nivelet e PM 2.5 lëndë të imëta grimcash në ajër. Ky nivel është përkeqësuar me mbi 900 në krahasim me nivelin e 500-të që cilësohet si i “rëndë”.

Një aplikacion që përdor të dhëna për ndotjen, në mënyrë që të shpjegojë cilësinë e ajrit përmes pirjes së duanit, zbuloi se cilësia e tanishme e ajrit të kryeqytetit indian kishte të njëjtin ndikim negativ në organizmin tonë sikur të kesh pirë 33.2 në ditë. Përveç dëmit që po i bënte mushkërive të rreth 40 milion njerëzve që jetonin në rajonin e kryeqytetit, smogu ishte aq i keq sa më shumë se 30 fluturime u larguan nga aeroporti i Delhi për shkak të dukshmërisë së dobët.

VIDEO: ?? Protesters in India’s capital #NewDelhi call for action on air pollution as the city is enveloped in smog — with a pollutants reading beyond the “hazardous” zone — as flights were diverted or delayed and politicians blamed each other for the crisis #DelhiAirQuality pic.twitter.com/OXhY6hCXlN

— AFP news agency (@AFP) November 3, 2019


Mjekët në New Delhi kanë raportuar për shumë pacientë që kanë probleme me çështjet e frymëmarrjes. Një studim i ri, i cili ka marrë në pyetje rreth 17.000 njerëz në rajonin e Delhit zbuloi se 40% prej tyre dëshirojnë të dalin nga zona për shkak të moskontrollit të ndotjes. Nga e hëna, qeveria e qytetit ka kufizuar përdorimin e automjeteve private në rrugët e kryeqytetit. Shefat e ministrive nga shtetet fqinje i kërkuan qeverisë të bëjë më shumë për të luftuar ndotjen. Sipas asaj çfarë thotë një avokat, Gjykata Supreme ka të ngjarë të dëgjojë një peticion të realizuar nga agjensia e mjedisit, duke kërkuar mënyra për t’i bërë qeveritë e shtetit të ndërmarrin veprime më të ashpra kundër fermerëve, në mënyrë që të frenojnë djegien e kashtës./ ABC Reuters

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ndotja ne indi smogu ndotja ne indi smogu

Sondazh

Poll