Bota

Arrestohet në Turqi motra e ish-kreut të ISIS, Abu Bakr al Bagdadi, ‘minier ari’ për inteligjencën turke

5 Nëntor 2019, 07:34 Nga DOSJA
Arrestohet në Turqi motra e ish-kreut të ISIS, Abu Bakr al Bagdadi,

Turqi– Në prangat e Policisë turke ka rënë motra e terroristit të vrarë të ISIS, Abu Bakr al Bagdad. Mësohet se është arrestuar  gruaja 65-vjeçare, e njohur me emrin Rasmiya Awad, për autoritetet turke është “një minierë ari për inteligjencën” për shkak të informacioneve të shumta që ajo ka për ISIS.

Rasmiya Awad, 65 vjeç, u arrestua në një bastisje afër Azazit, një qyteti Sirian të kontrolluar nga Turqia.Ajo u arrestua teksa ishte bashkë me 5 fëmijë.

“Shpresojmë të mbledhim informacion nga motra e Bagdadiut për punën e brendshme të ISIS”, tha një zyrtar turk pas arrestimit.

Lideri i ISIS, Abu Bakr la-Bagdadi u vra më 27 tetor gjatë një aksioni ushtarak. Lideri i Shtetit Islamik vrau veten duke shpërthyer jelekun eksploziv që kishte veshur. Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua edhe nga Presidenti amerikan, Donald Trump.

Burimi: The Telegraf 

J.V/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota abu bakr al bagdad rasmiya awad abu bakr al bagdad rasmiya awad

Sondazh

Poll