Bota

“Nuk është sëmundje”/ Ministri gjerman kundër terapisë së detyruar për homoseksualitetin, paralajmëron dënime me bu

5 Nëntor 2019, 07:48 Nga DOSJA
“Nuk është sëmundje”/ Ministri gjerman kundër

GJERMANI- Ministri gjerman i shëndetësisë, Jean Spahn ka ndërmarrë masa për ndalimin e terapisë së detyruar kundër homoseksualëve, duke dërguar kështu mesazh të qartë kundër diskriminimit të homoseksualëve. Kjo pasi komuniteti LGBT vazhdon të përballet me diskriminimin në shumë vende të botës. Kryeredaktorja e DW, Ines Pohl shkruan se ministri gjerman dërgoi një sinjal të rëndësishëm kur deklaroi se “homoseksualiteti nuk është sëmundje dhe prandaj nuk ka nevojë për t’u trajtuar”. Ai përsëriti planet e tij për të ndaluar të ashtuquajturën terapi konvertimi gay në Gjermani. Kjo lloj praktike synon shëndërrimin e homoseksualëve në heteroseksualë. Sipas ministrit Spahn, kushdo që ofron terapi të tilla konvertimi do të dënohet deri në një vit burg ose një gjobë të majme.

Shumë pak gjermanë janë të vetëdijshëm për këtë lloj praktike, ashtu sikurse edhe hapi i hedhur nga ministri Spahn njihet nga shumë pak njerëz. Kjo mbase për shkak se shumë gjermanë ndoshta nuk janë në dijeni se çdo vit, mijëra adoleshentë dhe të rritur i nënshtrohen “terapisë së konvertimit” me qëllim ndryshimin e identitetit të tyre seksual. Kjo është çnjerëzore dhe nuk ka asnjë provë që një trajtim i tillë mund të ndryshojë përgjithmonë orientimin seksual të një personi. Terapi të tilla, mund të shkaktojnë depresion, çrregullime ankthi dhe të rrisin ndjeshëm shanset e një personi që të kryejë vetëvrasje. Jo vetëm kaq në disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian, si Polonia homoseksualët dhe lesbiket po përballen gjithnjë e më shumë me diskriminimin. Në mënyrë të ngjashme, në Ballkan çdo ditë anëtarët e komunitetit LGBT jetojnë me frikën e dhunës dhe diskriminimit. Edhe në Rusi, homoseksualizmi kriminalizohet në formën e “marrëdhenis seksuale jo-tradicionale”. Homoseksualët dhe lezbiket që refuzojnë të fshehin identitetin e tyre seksuale rrezikojnë gjobë ose burg.

Në rreth një e treta e vendeve të botës, aktet homoseksuale trajtohen si krim. Nga të gjitha shtetet arabe në fjalë, Jordania është e vetmja ku homoseksualiteti është i ligjshëm. Dhe sipas grupeve si Shoqata Ndërkombëtare Lesbian, Gay, Biseksual, Trans dhe Intersex, homoseksualiteti është i dënueshëm me vdekje në shumë pjesë të botës përfshirë Afganistanin, Iranin, Jemenin, Pakistanin, Arabinë Saudite dhe Sudanin. Masa e Jens Spahn tregon se qeveria gjermane merr një qëndrim të qartë për këtë çështje, e cila meriton respekt. Jo më pak sepse ka figura brenda partisë së vetë Spahn, Demokratët konservatorë të krishterë, të cilët ende kundërshtojnë martesën e të njëjtit seks./ DW

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota jean spahn komuniteti lgbt ministri gjerman jean spahn komuniteti lgbt ministri gjerman

Sondazh

Poll