Bota

'Dyshoj se do të ketë progres'/ Weber skeptik për dialogun: Vuçiç po luan dhe s’është i interesuar t’i respektojë marrëveshjet

Weber ka theksuar dyshimet e tij sa i përket progresit në dialog, pasi sipas tij, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, po luan dhe nuk është i interesuar të respektojë marrëveshjet.

22 Dhjetor 2023, 10:18 Nga a.l
'Dyshoj se do të ketë progres'/ Weber skeptik për
Bodo Weber

KOSOVË- Eksperti për Ballkanin dhe bashkëpunëtori i Lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, Bodo Weber, është shprehur skeptik për të ardhmen e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Weber ka theksuar dyshimet e tij sa i përket progresit në dialog, pasi sipas tij, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, po luan dhe nuk është i interesuar të respektojë marrëveshjet.

“Dyshoj se do të ketë progres në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për shkak se Aleksandër Vuçiçit, ka një kohë të gjatë që po luan dhe nuk është i interesuar t’i respektojë marrëveshjet. Për çdo gjë, presidenti i Serbisë fajëson Kosovën se nuk është e interesuar për dialog, prandaj jam shumë skeptik për të ardhmen e këtij procesi. Ai madje i rezistoi edhe presioneve të Perëndimit duke mos i vënë sanksione Rusisë”, ka thënë ai.

Eksperti Weber po ashtu ka komentuar edhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Serbi më 17 dhjetor, duke thënë se ato e dëshmuan qartë se atje bëhet fjalë për një regjim autokratik. Ai ka thënë shkelje të mëdha u evidentuan ne kryeqytetin serb në Beograd, ku ishte një garë e ngushtë mes partive opozitare dhe partisë në pushtet.

“Këto zgjedhje dëshmuan edhe njëherë mënyrën se si ka udhëhequr Aleksandër Vuçiç dhe partia e tij përgjatë dekadës së fundit. Serbia është demokraci vetëm në letër dhe po bëhet gjithnjë e më autoritare. Mënyra se si po vepron ky regjim autokratik pas vrasjeve në masë dhe pas protestave të shumta, tregon se ky regjim është në prag të kolapsit. Pati shumë shkelje gjatë këtij procesi zgjedhor në Serbi dhe përveç kësaj partia në pushtet gjatë fushatës elektorale ishte shumë agresive. Shkelje të mëdha u evidentuan edhe në Beograd, ku ishte një garë më e ngushtë mes partive opozitare dhe partisë në pushtet. Kurse, në anën tjetër ende nuk kemi parë një reagim të fortë brenda shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për t’i dalë në mbështetje partive opozitare”, ka thënë Weber.

Ai ka thënë se shumë qytetarë serbë nga Bosnja dhe Kosova shkuan në Serbi për të votuar në mënyrë të paligjshme. Sipas tij, Partia Përparimtare Serbe, po qëndron e heshtur përballë gjithë atyre që e shkelën ligjin.

bodo weber

Sondazh

Poll