Bota

Skandali në pallatin mbretëror spanjoll, qytetarët në dyshime për pasardhësit, kërkojnë testin e ADN-së për vajzat e mbretëreshës

Të tronditur, qytetarët po bëjnë thirrje për një test ADN-je pasi tashmë po merret në pyetje atësia e Mbretit Felipe për vajzat e tij, Princeshën e Kurorës Leonor dhe Princeshën Sofia.

22 Dhjetor 2023, 09:58 Nga a.l
Skandali në pallatin mbretëror spanjoll, qytetarët në
Mbretëresha Letizia

SPANJË- Në pallatin mbretëror të Spanjës ka rënë një qetësi ankthi, pas zbulimit të skandalit rozë se Mbretëresha Letizia kishte një lidhje me kunatin e saj Jaime del Burgo, ish-bashkëshortin e motrës së saj.

Të tronditur, qytetarët po bëjnë thirrje për një test ADN-je pasi tashmë po merret në pyetje atësia e Mbretit Felipe për vajzat e tij, Princeshën e Kurorës Leonor dhe Princeshën Sofia. E vërteta është se për shkak të polemikave, ndjekësit e familjes mbretërore spanjolle filluan të kërkojnë shpjegime për të konfirmuar ose jo të vërtetën e kësaj teorie. Ndërkohë nga ana e tij, pallati nuk ka reaguar apo deklaruar në lidhje me skandalin e krijuar.

Vlen të theksohet se që kur shpërtheu skandali rozë që tronditi besueshmërinë e familjes mbretërore, kanë dalë informacione të ndryshme për rrjedhjen e tij apo për faktin se lidhja e dashurisë është mbajtur sekret pasi gazetarja Letitia Ortiz (atëherë) u martua me trashëgimtarin e fronit spanjoll Felipe.

mbreteresha letizia

Sondazh

Poll