Bota

MASAKRA në Pragë/ Vrasësi qëlloi viktimat në kokë dhe gjoks, njerëzit dhurojnë miliona për familjet e viktimave, si paraqitet gjendja e të plagosurve

Policia vijon punën në vendin e ngjarjes dhe deri më tani janë identifikuar 11 viktima.

22 Dhjetor 2023, 08:46 Nga A.B
MASAKRA në Pragë/ Vrasësi qëlloi viktimat në kokë
Autori

PRAGË- Të paktën 15 persona u vranë dhe 25 u plagosën pas të shtënave në Fakultetin Filozofik në Pragë të enjten pasdite. Edhe autori, David Kozak, 24-vjeç. 

Policia vijon punën në vendin e ngjarjes dhe deri më tani janë identifikuar 11 viktima.

Gjendja e të plagosurve është e qëndrueshme. Pacientët u qëlluan në kokë, gjoks ose gjymtyrë, disa iu nënshtruan operacionit. Mediat çeke raportojnë se njerëzit kanë dhuruar miliona për të ndihmuar të prekurit nga tragjedia në Fakultetin Filozofik në Pragë.

Sipas të dhënave, mbi 2.5 milionë dollarë u grumbulluan në fondin e donacionit të Universitetit Charles.

Kryeministri çek Petr Fijala njoftoi se qeveria shpalli të shtunën, 23 dhjetor, ditë zie kombëtare për shkak të të shtënave. Ai u bëri thirrje qytetarëve të Republikës Çeke të mbajnë një minutë heshtje më 23 dhjetor në orën 12:00 për të nderuar viktimat, duke shtuar se në atë kohë do të bien edhe kambanat e kishave në të gjithë vendin./Dosja.al

te shtena me arme ne prage

Sondazh

Poll