Bota

Masakra me 14 të vrarë në universitetin e Pragës, qeveria shpall të shtunën ditë zie kombëtare

Personi i armatosur hapi zjarr në korridoret dhe klasat e ndërtesës, duke vrarë në mënyrë të rastësishme, ndërsa stafi dhe studentët përdorën mobilje për të mbrojtur veten në dhoma.

22 Dhjetor 2023, 08:20 Nga A.B
Masakra me 14 të vrarë në universitetin e Pragës, qeveria
foto ilustruese

PRAGË- Republika Çeke ka shpallur të shtunën ditë zie kombëtare pasi një person i armatosur vrau 14 persona dhe plagosi 25 në një universitet në Pragë. Presidenti Petr Pavel shprehu "trishtimin e tij të madh" dhe "zemërimin për humbjen e jetëve të pafajshme’.

Personi i armatosur, për të cilin policia tha se ishte "eliminuar", besohet të ketë vrarë edhe babanë e tij dhe mund të jetë i lidhur me vdekjen e dy personave javën e kaluar.

Kjo eshtë një nga të shtënat masive më të rënda që ka ndodhur së fundmi në Evropë.

Të shtënat filluan rreth orës 15:00 me orën lokale (14:00 GMT) të enjten në ndërtesën e Fakultetit të Arteve të Universitetit Charles në qendër të kryeqytetit çek.

Personi i armatosur hapi zjarr në korridoret dhe klasat e ndërtesës, duke vrarë në mënyrë të rastësishme, ndërsa stafi dhe studentët përdorën mobilje për të mbrojtur veten në dhoma.

Policia tha se i armatosuri ishte një student 24-vjeçar në universitet dhe nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë, megjithëse shton se u gjet një "arsenal i madh armësh dhe municionesh". Para të shtënave, policia kishte marrë një raport se i dyshuari besohej se po shkonte në Pragë nga një qytet aty pranë me qëllimin për të vrarë veten.

Babai i sulmuesit është gjetur i vdekur më herët gjatë ditës së masakrës.

te shtena me arme ne prage

Sondazh

Poll