22 Dhjetor 2023, 09:18
Nga a.l
Turqi
TURQI- Autoritetet turke i kanë arrestuar 304 njerëz të dyshuar për lidhje me grupin militant, Shteti Islamik, gjatë një operacioni në 32 provinca, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, të premten. Shumica e të dyshuarve u kapën në tri qytetet më të mëdha të Turqisë, Ankara, Stamboll dhe Izmir, tha Yerlikaya në një njoftim në rrjetin social X. Ai tha se operacioni “Operacioni Heronjtë-34” u mbajt njëkohësisht në gjithë vendin.
“Ne nuk do ta lejojmë asnjë terrorist t’i hapë sytë, për të siguruar paqe dhe unitet për popullin tonë. Ne do ta vazhdojmë betejën me përpjekje të mëdha të forcave tona të sigurisë”, tha ai.
Ai publikoi pamje ku shiheshin policia duke hyrë nëpër banesa dhe duke i futur të arrestuarit në automjete. Shteti Islamik e kishte nën kontroll një të tretën e Irakut dhe Sirisë në vitin 2014. Edhe pse i mposhtur, ai vazhdon të kryer sulme. Ky grup militant ka kryer sulme të shumta nëpër Turqi, përfshirë në një klub nate më 1 janar 2017 në Stamboll, ku u vranë 39 njerëz.
Autoritetet turke i kanë rritur operacionet kundër Shtetit Islamik dhe kundër militantëve kurdë në javët e fundit, pasi militantët kurdë e shpërthyen një bombë pranë ndërtesave qeveritare në Ankara më 1 tetor. Turqia ka kryer rregullisht operacione brenda vendit dhe në veri të Irakut ndaj Punëtorëve të Partisë së Kurdistanit (PPK), të cilët i cilëson si organizatë terroriste. REL
turqi
Bota
22 Dhjetor 2023, 08:46
A.B
Autori
PRAGË- Të paktën 15 persona u vranë dhe 25 u plagosën pas të shtënave në Fakultetin Filozofik në P...
Bota
22 Dhjetor 2023, 08:31
a.l
Pragë
PRAGË- Në rrjet po qarkullon një video e David Kozak, autorit të masakrës me 14 të vrarë në Universiteti...
Bota
22 Dhjetor 2023, 08:20
A.B
foto ilustruese
PRAGË- Republika Çeke ka shpallur të shtunën ditë zie kombëtare pasi një person i armatosur vrau 14 pe...
Bota
22 Dhjetor 2023, 08:05
A.B
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara shtyu përsëri votimin për një projekt-rezolutë për luftën mes Izraeli...
Bota
21 Dhjetor 2023, 23:01
A.TH
foto ilustruese
IZRAEL- Avionët luftarakë izraelitë sulmuan pozicionet ushtarake të grupit Hezbollah në Liban, njoftoi sot zë...
Bota
21 Dhjetor 2023, 22:47
A.TH
Ivanka Trump dhe Jared Kushner
IZRAEL- Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner vizituan sot kibutcin Kfar Aza në Izrael, i cili u shkat...
Bota
21 Dhjetor 2023, 22:43
I.A
Emmanuel Macron
FRANCË- Figura feministe kritikuan presidentin francez Emmanuel Macron se po mbron aktorin Gérard Depardieu, i cili ësht&e...
Bota
21 Dhjetor 2023, 22:39
A.TH
Emmanuel Macron dhe Mbreti Abdullah II
JORDANI- Mbreti Abdullah II pati sot një takim me Emmanuel Macron në Akaba, Jordania jugore. Mbreti Abdul...
Bota
21 Dhjetor 2023, 22:27
I.A
Gazete
SHBA- Në të gjithë Shtetet e Bashkuara në vitin 2023, të paktën 12 gazetarë u përballën me arrestime os...
Bota
21 Dhjetor 2023, 22:23
A.TH
Foto Ilustruese
IZRAEL- Autoritetet policore njoftuan sot se nëntëmbëdhjetë roje burgu izraelitë janë nën hetim për...