Bota

Sulmi në Pragë/ 24-vjeçari u ndihmua nga e dashura e tij, ai vrau babanë para se të ekzekutonte të tjerët

David Kozak dyshohet se vrau një 32-vjeçar dhe vajzën e tij të porsalindur një javë para masakrës.

22 Dhjetor 2023, 09:15 Nga A.B
Sulmi në Pragë/ 24-vjeçari u ndihmua nga e dashura e tij, ai
Autori

PRAGË- Të paktën 15 persona u vranë dhe 25 u plagosën dje nga të shtënat në një shkollë të Universitetit të Charles në Pragë, kryeqyteti i Republikës Çeke. Autori, 24-vjeçar David Kozak, u vetëvra pas masakrës që shkaktoi, ndërsa pak orë më parë kishte qëlluar dhe vrarë të atin në fshatin Hostun, rreth 20 kilometra larg Pragës.

Madje policia po shqyrton mundësinë që ai të ketë vrarë edhe dy persona të tjerë para masakrës në Pragë. Gjatë një konference për media, policia njoftoi se po heton nëse 24-vjeçari mund të jetë i lidhur me dy vrasje të ndodhura javën e kaluar. Një baba 32-vjeçar dhe vajza e tij dy muajshe u qëlluan për vdekje në pyllin Klanovicky pranë Pragës të premten e kaluar, por ende nuk është konfirmuar nëse Kozak në të vërtetë kishte ndonjë lidhje me vrasjet. 

'I ndihmuar nga e dashura e tij'

David mund të jetë ndihmuar nga e dashura e tij. Policia çeke e konfirmoi këtë nga një gazetar të Volkskrant holandez i cili ishte në vendngjarje. E dashura, për të cilën nuk janë bërë të ditura detaje të tjera, mësohet se po tenton të arratiset jashtë vendit.

Sipas ministrit të Brendshëm çek Vit Rakusan, policia gjeti "një numër të madh armësh dhe municionesh" në ndërtesën e universitetit. “Ne mund të kishim shumë viktima të tjera nëse policia nuk do të kishte vepruar kaq shpejt”, tha ai. 

te shtena me arme ne prage

Sondazh

Poll