Bota

Ivanka Trump dhe bashkëshorti vizitë në komunitetin që u sulmua nga Hamasi

Vajza e ish presidentit amerikan dhe bashkëshorti i saj panë nga afër komunitetin dhe folën me zyrtarë në rajon gjatë vizitës së tyre.

21 Dhjetor 2023, 22:47 Nga A.TH
Ivanka Trump dhe bashkëshorti vizitë në komunitetin që u
Ivanka Trump dhe Jared Kushner

IZRAEL- Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner vizituan sot kibutcin Kfar Aza në Izrael, i cili u shkatërrua nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, ku u vranë të paktën 52 banorë. Vajza e ish presidentit amerikan dhe bashkëshorti i saj panë nga afër komunitetin dhe folën me zyrtarë në rajon gjatë vizitës së tyre.

Ivanka dhe burri i saj gjithashtu dëgjuan dëshmi nga banorët vendas që jetuan në komunitet deri në sulmin e Hamasit, sipas The Jerusalem Post. Personazhe të ndryshëm nga e gjithë bota kanë vizituar komunitetet që janë sulmuar nga Hamasi në 7 tetor për t’u njohur me dëshmitë e atyre që arritën t’i mbijetonin sulmit.

ivanka trump jared kushner

Sondazh

Poll