Bota

Në takimin me Macron, Mbreti i Jordanisë paralajmëron pasoja katastrofike nëse vijon konflikti në Gaza

Ai foli gjithashtu kundër sulmeve të vendeve të shenjta myslimane dhe të krishtera në Jerusalem, të cilat të gjitha mund të nxisin më tej tensionet.

21 Dhjetor 2023, 22:39 Nga A.TH
Në takimin me Macron, Mbreti i Jordanisë paralajmëron pasoja
Emmanuel Macron dhe Mbreti Abdullah II

JORDANI- Mbreti Abdullah II pati sot një takim me Emmanuel Macron në Akaba, Jordania jugore. Mbreti Abdullah i Jordanisë tha se veprimet e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës do të kenë pasoja katastrofike në rajonin e gjerë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të vendit.

Duke folur me presidentin francez Emmanuel Macron, Mbreti shtoi se bota duhet të shtyjë palët për një armëpushim të menjëhershëm. Abdullah paralajmëroi gjithashtu për dhunën e kolonëve në Bregun Perëndimor, ku kolonët ekstremistë kanë sulmuar vazhdimisht palestinezët dhe shtëpitë e tyre.

Ai foli gjithashtu kundër sulmeve të vendeve të shenjta myslimane dhe të krishtera në Jerusalem, të cilat të gjitha mund të nxisin më tej tensionet. Por pavarësisht thirrjeve për armëpushim të menjëhershëm, kjo duket shumë larg, pasi Hamasi dhe Izraelit nuk kanë rënë dakord për nisjen e tyre.

emmanuel macron mbreti abdullah ii

Sondazh

Poll