21 Dhjetor 2023, 19:23
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar sot se nuk ka ndodhur kurrë që të kërkohet arrestimi i një deputeti pa paraqitur asnjë provë, fakt apo dokument. Po ashtu Berisha theksoi se Rama po jeton në terror dhe frikë të madhe dhe për këtë ka vendosur kontrollin në çdo institucion.
"Askush të mos mendojë se Edi Rama dhe regjimi i tij është i qetë. Përkundrazi, u them unë, ai jeton në terror dhe frikë të madhe. Frika dhe vetëm frika bënë që ai të urdhërojë një zinxhir aktesh, veprimesh, të cilat as Lukashenko i Bjellorusisë nuk do mund t’i realizonte. Gjatë këtyre dy-tre javëve u zhvillua një proces unik, i veçantë në Shqipëri, në të cilin Edi Rama urdhëroi institucionet e drejtësisë dhe parlamentin të kalojnë nga një shkelje e rëndë në një shkelje më të rëndë të Kushtetutës. Për të realizuar aktin e sotëm, ai e realizonte pa asnjë lloj të themi, pengese të pakapërcyeshme sepse kudo kontrollin dhe shumicën. Por përsëri atij nuk i duhej rruga legale, sepse rruga legale mund t’i mbetej e këputur në mes. Për garanci dhe siguri, atij i duhej që në një rast të parë dhe kurrë nuk ka ndodhur në 32 vite, që një deputeti t’i hiqet e drejta e lëvizjes jashtë shteti me një vendim gjykate, duke dhunuar nenin respektiv të Kushtetutës. Nuk ka ndodhur kurrë në historinë e parlamentit që kryetari i opozitës të mos pyetet ndonjëherë dhe të sajohet një piramidë mashtrimi dhe nuk pyetet për shkakun e vetëm sepse jo në një gjysmë ore, por në 20 minuta, rrafshon me dritën e të vërtetës atë piramidë. Nuk ka ndodhur kurrë që të kërkohet heqja e imunitetit dhe arrestimi i një deputeti pa paraqitur në komision të parlamentit, në Komisionin e Mandateve, as edhe një provë, fakt apo dokument të vetëm. Thjesht vendimin e gjykatës, të Skapit dhe me radhë," tha Berisha.
sali berisha
Politike
21 Dhjetor 2023, 19:15
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se pas zhvillimeve të fundit, ku parlamenti votoi pro një k&...
Politike
21 Dhjetor 2023, 19:03
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se kjo mbledhje kryesie thirret në momentet më t...
Politike
21 Dhjetor 2023, 16:36
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedempokrati Sali Berisha do të mbledhë ditën e sotme Kryesinë e Partisë Demokratike. Mësohet se&...
Politike
21 Dhjetor 2023, 15:28
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratikë Sali Berisha ka dalë këtë pasdite nga selia e PD-së pasi që...
Politike
21 Dhjetor 2023, 15:16
I.A
Edi Rama dhe Fredi Beleri
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për të mos dhë...
Politike
21 Dhjetor 2023, 14:30
a.l
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i pyetur se përse ka munguar në protestat e organizuara nga ritheme...
Politike
21 Dhjetor 2023, 13:55
r.ll
ilir meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat, është shprehur se ndry...
Politike
21 Dhjetor 2023, 13:53
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me miratimin e kërkesës së SPAK nga Kuvendi p&eu...
Politike
21 Dhjetor 2023, 13:11
r.ll
foto nga kuvendi
TIRANË- Mes kaosit dhe tensioneve nnë seancën e sotme, Kuvendi votoi edhe ndryshimet në ligjin për Komisionet He...
Politike
21 Dhjetor 2023, 12:38
A.B
Kuvendi në Tiranë miratoi sot me 75 vota pro kërkesën e SPAK-ut mbi autorizimin për arrestimin ose heqjen e lirisë së deput...