Bota

'Alina erdhi nga Parajsa dhe më ndihmoi...'/ Autori i sulmit në Pragë u frymëzua nga një 14-vjeçare ruse, e mitura më 7 dhjetor vrau shokun dhe veten

Ky detaj që ngre dyshimet se 24-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor është zbuluar në një mesazh që ai ka postuar në 'Telegram' 10 ditë më parë ku ndër të tjera shprehej se ishte 'Alina ajo që e ndihmoi të kryente masakrën që nga Parajsa'. 

21 Dhjetor 2023, 18:01 Nga a.l
'Alina erdhi nga Parajsa dhe më ndihmoi...'/ Autori i sulmit
Alina dhe David Kozak

PRAGË- Detaje tronditëse janë zbardhur nga sulmi me armë në Fakultetin e Arteve në Pragë, ku raportohet se deri më tani 15 persona kanë mbetur të vrarë dhe 24 të tjerë të plagosur. David Kozak 24-vjeçari i cili pas sulmit kreu vetëvrasje zbulohet se është frymëzuar për ngjarjen nga një 14 vjeçare ruse e identifikuar me emrin Alina e cila më 7 Dhjetor të këtij viti veproi njësoj në shkollën e saj duke vrarë një prej shokëve të klasës dheplagosur disa të tjerë e cila më pas vrau dhe veten.

Ky detaj që ngre dyshimet se 24-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor është zbuluar në një mesazh që ai ka postuar në 'Telegram' 10 ditë më parë ku ndër të tjera shprehej se ishte 'Alina ajo që e ndihmoi të kryente masakrën që nga Parajsa'. 

'Alina erdhi nga Parajsa dhe më ndihmoi...'/ Autori i sulmit
Mesazhi

david kozak te shtena me arme ne prage

Sondazh

Poll