Bota

"Dëgjova disa të shtëna", dëshmitarët flasin për sulmin në Pragë: Policia na bërtiti të dalim jashtë

Një tjetër dëshmitare ka deklaruar se policia u kërkoi me ngulëm që të vraponin jashtë me shpejtësi. 

21 Dhjetor 2023, 17:00 Nga I.A
"Dëgjova disa të shtëna", dëshmitarët flasin
Vengngjarja

PRAGË- Dëshmitarët kanë folur për sulmin e rëndë që iu ka marrë jetën 11 personave në Pragë ditën e sotme. Mediat e huaja shkruajnë se një dëshmitar ka deklaruar se ka dëgjuar disa të shtëna. Ndërkohë që ka parë se studentët po fshiheshin në çatinë e Fakultetit të Arteve.

Unë zbrita në ndalesën Staroměstská disa minuta pas orës tre. Takova një mik atje dhe papritmas erdhi policia. Po largohesha në drejtim të rrugës Veleslavínova dhe më pas dëgjova të shtëna. Unë nuk pashë asgjë, por shoku im ishte ulur në tramvaj dhe pash njerëz në çatinë e Fakultetit të Arteve dhe aty fshiheshin”, tha një nga dëshmitarët.

Një tjetër dëshmitare ka deklaruar se policia u kërkoi me ngulëm që të vraponin jashtë me shpejtësi. 

Na evakuuan të gjithëve, ishte shumë e frikshme, kudo kishte policë me automatikë. Ata na bërtitën të vrapojmë jashtë”, tha një dëshmitare tjetër.

te shtena me arme ne prage

Sondazh

Poll