Bota

Masakër pranë Universitetit në Pragë, policia KONFIRMON numrin e viktimave: 11 të vrarë, 24 të plagosur

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles, pranë qytetit të vjetër të kryeqytetit çek, një pikë kryesore turistike. 

21 Dhjetor 2023, 16:50 Nga a.l
Masakër pranë Universitetit në Pragë, policia KONFIRMON
Autori

PRAGË- Nga hetimet paraprake, policia konfirmon se numri i viktimave nga sulmi në Fakultetin e Arteve është 11 ndërsa i të personave të plagosur 24. 

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles, pranë qytetit të vjetër të kryeqytetit çek, një pikë kryesore turistike. 

Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur njerëzit largohen nga vendi i ngjarjes. Ndërsa në disa pamje të tjera shihet sesi autori pozicionohej për të qëlluar nga distanca, teksa disa studentë të tjerë fshiheshin në parmakun e dritares së Universitetit duke rrezikur të binin nga disa metra lartësi.

te shtena me arme ne prage

Sondazh

Poll