Bota

'Qëndroni, mos shkoni askund'/ Email-et që paralajmëruan sulmin me 11 të vdekur në Pragë: Fikini dritat, bllokoni dyert me tavolina

Nga sulmi raportohet se 11 persona kanë mbetur të vrarë dhe 24 të tjerë të plagosur. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur njerëzit largohen nga vendi i ngjarjes.

21 Dhjetor 2023, 17:09 Nga a.l
'Qëndroni, mos shkoni askund'/ Email-et që
Pamje nga Universiteti

PRAGË- Pak para se të ndodhte sulmi, në një email i mbërritur në adresat e stafit të Universitetit në Pragë, i paralajmëronte ata për sulmin. Sipas 'Reuters', në këtë email shkruhej: Qëndroni, mos shkoni askund, nëse jeni në zyra, mbyllini ato dhe vendosni mobilet para derës, fikni drita. 

'Qëndroni, mos shkoni askund'/ Email-et që
Postimi

Ngjarja ka ndodhur në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles, pranë qytetit të vjetër të kryeqytetit çek, një pikë kryesore turistike. Nga sulmi raportohet se 11 persona kanë mbetur të vrarë dhe 24 të tjerë të plagosur. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur njerëzit largohen nga vendi i ngjarjes. Ndërsa në disa pamje të tjera shihet sesi autori pozicionohej për të qëlluar nga distanca, teksa disa studentë të tjerë fshiheshin në parmakun e dritares së Universitetit duke rrezikur të binin nga disa metra lartësi.

te shtena me arme ne prage

Sondazh

Poll