Bota

VIDEO/ Studentët e tmerruar fshihen në karrige dhe tavolina, në sfond dëgjohen të shtënat, pamje të reja nga sulmi në Pragë

21 Dhjetor 2023, 17:41 Nga a.l
VIDEO/ Studentët e tmerruar fshihen në karrige dhe tavolina, në
Sulmi me armë në Pragë

PRAGË- Pamje të reja tronditëse po qarkullojnë me shpejtësi në rrjet ku shihet momenti kur studentët e bllokuar në auditoret e Fakultetit të Arteve fshihen në karrige dhe tavolina për t'i shpetuar sulmit të autorit, ndërsa në sfond dëgjohen të shtënat e armës. 

Ngjarja ka ndodhur në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles, pranë qytetit të vjetër të kryeqytetit çek, një pikë kryesore turistike. Nga sulmi raportohet se 11 persona kanë mbetur të vrarë dhe 24 të tjerë të plagosur. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur njerëzit largohen nga vendi i ngjarjes. Ndërsa në disa pamje të tjera shihet sesi autori pozicionohej për të qëlluar nga distanca, teksa disa studentë të tjerë fshiheshin në parmakun e dritares së Universitetit duke rrezikur të binin nga disa metra lartësi.

te shtena me arme ne prage

Sondazh

Poll