Bota

Ekzekutoi 11 persona dhe plagosi mbi 20 të tjerë, kryebashkiaku i Pragës: Autori qëlloi veten dhe ra nga çatia

Megjithatë Policia ende nuk ka specifikuar mënyrën e asgjësimit. 

21 Dhjetor 2023, 17:06 Nga a.l
Ekzekutoi 11 persona dhe plagosi mbi 20 të tjerë, kryebashkiaku i
Pamje nga sulmi në Pragë

PRAGË- Detaje të reja janë zbardhur nga sulmi në Prgaë ku 11 persona mbetën të vrarë dhe 24 të tjerë të plagosur. Kryebashkiaku i zonës ka njoftuar se autori ka kryer vetëvrasje dhe është rrëzuar nga çatia e Fakultetit të Arteve në Pragë. 

“Atentatori është eliminuar! E gjithë ndërtesa aktualisht është duke u evakuuar dhe në vendngjarje ka disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur”, tha policia në rrjetin X rreth orës 16:00.

Sipas kryebashkiakut të Pragës Bohuslav Svoboda, sulmuesi ra nga ndërtesa dhe vdiq pasi fillimisht qëlloi veten me armë. Megjithatë Policia ende nuk ka specifikuar mënyrën e asgjësimit. 

te shtena me arme ne prage

Sondazh

Poll