Politike

E veshur ‘korb’ në të zeza, Blerina Gjylameti shfaqet për herë të parë pas vdekjes së vëllait (FOTO)

5 Nëntor 2019, 06:27 Nga DOSJA
E veshur ‘korb’ në të zeza, Blerina Gjylameti shfaqet

Tiranë- Vdekja e të vëllait, Elton Maçollit në aksident ishte një tjetër dhimbje e madhe për deputeten e PS-së Blerina Gjylametin.

Pas ngjarjes së rëndë, deputetja u shfaq dje për herë të parë në Kuvend, e veshur në të zeza. Fotoja është publikuar nga Agim Rama i cili shkruan:  “Pas fatkeqësisë së madhe jeta vazhdon. Blerina Gjylameti sot përqafohet edhe një herë me kolegë për tu shprehur falënderimet për gjithçka bënë për respektin e të vëllait”. 

Elton Maçolli ndërroi jetë në një aksident horror, që ndodhi dy netë më parë  në tunelin Elbasan -Tiranë. 42-vjeçari ishte duke udhëtuar me mjetin e tij të modifikuar benzinë-gas, kur në një moment ka bërë një parakalim të gabuar dhe si pasojë është përplasur me një kamion. Rrjedhja e gazit ka qënë ajo që i ka marrë jetën Maçollit, pasi makina e tij është përfshirë nga flakët dhe vëllai i deputetes është djegur i gjallë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blerina gjylameti elton maçolli blerina gjylameti elton maçolli

Sondazh

Poll

Politike 4 Nëntor 2019, 17:55

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto të një qytetari. I ulur në rrugën e përmbytur nga shiu, teksa poshtë tij ka vënë vetëm di...