Politike

Kreshnik Spahiu lëshon “bombën”: Durrësi, streha e mafies politike që kontrollon Portin përmes bandave

4 Nëntor 2019, 21:15 Nga DOSJA
Kreshnik Spahiu lëshon “bombën”: Durrësi, streha e

TIRANË– Kreshnik Spahiu në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Open” mbrëmjen e sotme deklaroi se asnjëra palë politike nuk përmend me emër asnjë nga bandat që ekzistojnë në Shqipëri.

Spahiu u shpreh  se fshatrat turistikë, janë një pastrim i pastër i parasë nga mafia shqiptare. Sipas tij Durrësi është bërë streha e mafies politike, e cila kontrollon portin e këtij qyteti përmes bandave.

Pyetje: Plumba mbi drejtësinë apo korrupsionin?

Kreshnik Spahiu: Ishte e dyanshme, mund të them diçka ndryshe nga gazetarët. Vrasësit mund ta vrisnin edhe me tritol. Por cilat janë shkaqet që çojnë në atentatet e grupeve kriminale?

Pyetje:Gjëja e padëgjuar?

Kreshnik Spahiu: Kam analizuar me vëmendje deklaratën e Ramës, Sali Berishës, Metës dhe policisë, të  gjithë këta përmendin emrin e Arjon Ndojit, por asnjëri nga këta nuk përmendin emrin e ndonjë bande të lidhur me Ndojin. Durrësi është kthyer në Palermo shqiptare, ose Siçili.

Fshatrat turistikë janë një pastrim i pastër i mafies shqiptare. I vetmi bregdet ku nuk lejohet investimet është bregdeti i Adriatikut dhe Jonit. Durrësi është bërë streha e mafies politike. E para se porti i Durrësit është porta kryesore e kokainës që vjen nga jashtë. Porti i Durrësit kontrollohet nga mafia shqiptare. E dyta për shkak të afërsisë që ka me Kepin e Rodonit, është banda që mafia pastron më shumë para.

Për këtë arsye kam besim që ky atentat ishte për të eleminuar Arjan Ndojën se po i pengon mafien.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike atentat prokurorit arjan ndoja kreshnik spahiu atentat prokurorit arjan ndoja kreshnik spahiu

Sondazh

Poll

Politike 4 Nëntor 2019, 17:55

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto të një qytetari. I ulur në rrugën e përmbytur nga shiu, teksa poshtë tij ka vënë vetëm di...