Politike

Ligji për Rininë, CRCA letër Metës: Mos e dekreto, krijon mundësinë që organizatat të varen nga politika

5 Nëntor 2019, 10:57 Nga DOSJA
Ligji për Rininë, CRCA letër Metës: Mos e dekreto, krijon

TIRANË- Organizata e rinisë, CRCA/ECPAT Shqipëri, një ditë pas votimit në Kuvend të Ligjit për Rininë i ka dërkuar një kërkesë Presidentit të Republikës që të mos e drekretojë. Në letrën e drejtorit të kësaj organizate, Altin Hazizaj, janë renditur 8 argumente pse ligji nuk duhet dekretuar.

Sipas letrës ku ligj krijon mundësi serioze që politikanët të vendosin nën kontroll organizatat rinore të shoqërisë civile në nivel lokal dhe kombëtar, duke krijuar një precedent të rrezikshëm për shkeljen e parimeve bazë të demokracisë dhe funksionimit të organizatave rinore të shoqërisë civile në Shqipëri.

LETRA E PLOTË

CRCA/ECPAT Shqipëri, ju drejtohet më këtë letër të hapur publike, për të kërkuar ndërhyrjen tuaj për të mos-dekretuar Ligjin “Për Rininë” për shkak se shkel haptazi të drejtat e njeriut të mbrojtura nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga vendi ynë.

Më datë 15 Tetor 2019,  Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, në cilësinë e komisionit përgjegjës, mbylli diskutimin nen per nen dhe në tërësi të projektligjit “Për Rininë”, duke e miratuar atë.

Në datë 4 Nëntor 2019, Parlamenti i Shqipërisë miratoi me 79 vota projekt-ligjin, duke ua dërguar atë ju si President i Republikës për dekretim përfundimtar.

CRCA/ECPAT Shqipëri, ka qenë e vetmja organizatë e shoqërisë civile që e ka ndjekur me shqetësim dhe analizuar publikisht të gjithë procesin e diskutimit dhe miratimit të projektligjit. Miratimi i këtij ligji vendos nën diktatin e Qeverisë dhe Bashkive mbi 681,548 të rinj e të reja të moshës 15-29 vjeç në Shqipëri!

Referuar neneve të projektligjit “Për Rininë”, shqetësimi ynë qëndron në këto aspekte:

I nderuar z. President, CRCA/ECPAT Shqipëri, Ju kërkon sot publikisht të ktheni mbrapsht projektligjin “Për Rininë”, duke mos lejuar kështu që deputetët të shkelin me forcën e kartonit, të drejtat e të rinjve dhe të rejave në Shqipëri.

PËR TË RINJTË! ME TË RINJTË! NGA TË RINJTË!

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike crca/ecpat ilir meta ligji per rinine crca/ecpat ilir meta ligji per rinine

Sondazh

Poll

Politike 4 Nëntor 2019, 17:55

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto të një qytetari. I ulur në rrugën e përmbytur nga shiu, teksa poshtë tij ka vënë vetëm di...