Bota

Kaos për Krishtlindje/ Stuhia Pia pritet të godasë Britaninë e Madhe

Erërat me shpejtësi ndërmjet 70 dhe 80 km/orë parashikohen edhe në Skocinë veriore, me shpejtësi deri në 65-70 km/orë në zonat më të larta.

20 Dhjetor 2023, 22:53 Nga A.TH
Kaos për Krishtlindje/ Stuhia Pia pritet të godasë Britaninë
Foto Ilustruese

ANGLI- Paralajmërim për kaos në gjatë Krishtlindjeve, pasi stuhia Pia pritet të godasë Britaninë e Madhe, me erëra të forta që mund të pengojnë udhëtimet në prag feste. Zyra e Met, tha se ndërprerjet e energjisë janë të mundshme, udhëtimi me automjet do të jetë i vështirë, kryesisht në zonat më të ekspozuara, ndërsa erërat që pritet të kapin deri në 80 km/orë do të sjellin dallgëzim në zonat bregdetare.

Erërat me shpejtësi ndërmjet 70 dhe 80km/orë parashikohen edhe në Skocinë veriore, me shpejtësi deri në 65-70 km/orë në zonat më të larta. Në pjesë të tjera të Skocisë, si dhe në Irlandën Veriore, Uellsin e Veriut dhe Anglinë në veri nga Birmingham, si dhe në gjysmën e sipërme të Anglisë Lindore, erërat mund të arrijnë shpejtësinë 45-55 km/orë.

stuhia pia

Sondazh

Poll