Bota

Sulmi i frikshëm/Demi vret me brirë punonjësin e thertores në Turqi

Disa njerëz u turrën drejt tij dhe e tërhoqën nga krahët, por ata nuk mundën ta ngrinin kolegun e tyre në këmbë.

20 Dhjetor 2023, 21:11 Nga A.TH
Sulmi i frikshëm/Demi vret me brirë punonjësin e thertores
Foto nga vendngjarja

TURQI- Një punëtor i një thertoreje në Turqi vdiq pasi u godit nga një dem i cili do të therrej pak më vonë. Fillimisht demi ka goditur pajisjen elektrike me të cilën punëtori Kadir Bilen do ta rrëzonte dhe më pas kafsha e tërbuar filloi të godiste me brirë vazhdimisht punëtorin. Një nga kolegët e tij u përpoq me dëshpërim të hapte portën për ta ndihmuar Bilenin.

Disa sekonda më vonë, demi u tërhoq, duke lënë Kadir, 55 vjeç, të mbuluar me gjak në tokë. Disa njerëz u turrën drejt tij dhe e tërhoqën nga krahët, por ata nuk mundën ta ngrinin kolegun e tyre në këmbë. Momenti i tmerrit është fiksuar në çTV në thertore në një video 19 sekonda. Ngjarja ndodhi në Suluova në Turqinë qendrore. Në vendngjarje mbërritën ekipet ndihmëse, të cilët i dhanë ndihmën e parë të plagosurit rëndë.

Kadir Bilen u dërgua në spital në Amasya aty pranë, por humbi jetën nga plagët e marra. Mediat e huaja shkruajnë se demi që e sulmoi u therr më vonë. Në janar, një derr vrau kasapin e tij vetëm disa sekonda para se ai ta therrte Derri i shtangur ishte rrugës për t'u therur në Hong Kong dhe mbetet e paqartë se si kafsha arriti të shpëtonte.

turqi

Sondazh

Poll