Bota

“132 cm”, njihuni me gruan që ka këmbët më të gjata në botë

4 Nëntor 2019, 16:58 Nga DOSJA
“132 cm”, njihuni me gruan që ka këmbët më

AUSTRALI- Sa herë që ajo kalon në rrugë, merr vëmendjen e të gjithëve. Kjo për shkak të këmbëve të saj të gjata, për të cilat mund të themi me plot bindjen se janë këmbët më të gjata në Australi. Caroline Arthur është nëna e dy fëmijëve, ajo është 1.86 e gjatë, ku vetëm këmbët e saj janë 131.6 centimetra. Këmbët zënë 69% të trupit të saj.

Duke folur për Daily Mail, nëna 42-vjeçare e dy fëmijëve ka zbuluar një vështrim se si duket vërtetë jeta e saj dhe sfidat me të cilat përballet me këmbët e gjata. Ajo ndau disa nga pengesat me të përditshme me të cilat haset. Në vitin 2016 konkuroi në Librin e Rekordeve Botërore Guinness ku pretendoi titullin e këmbëve më të gjata në botë por u mund nga rusja Svetlana Pankratova, këmbët e së cilës janë 132 cm të gjata.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota caroline arthur kembet e gjata caroline arthur kembet e gjata

Sondazh

Poll