Sport

Raphinha do të largohet nga Barcelona dhe me dy opsione në tavolinë

19 Dhjetor 2023, 09:30 Nga DOSJA

Raphinha do të largohet nga Barcelona dhe me dy opsione në

SPANJE - Raphinha mund të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit. Është “Sport” që e raporton këtë, gjë që tregon dy opsione të mundshme për sulmuesin ndërkombëtar brazilian 27-vjeçar. 

Sipas të përditshmes katalanase, Manchester United është një nga palët e interesuara, me Arabinë Saudite që është një tjetër opsion në tryezë.

Klubi “blaugrana”, i cili pagoi 58 milionë euro te Leeds United në vitin 2022, do të kërkojë afër 100 milionë euro për largimin e lojtarit.

Këtë sezon, Raphinha ka dy gola dhe pesë asistime në 16 ndeshje me fanelën e Barcelonës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll