Sport

Ai u largua nga Liverpool për të luajtur në Bundesligë, por atje u bë problem disiplinor

Naby Keita ka luajtur vetëm tre ndeshje për Werder Bremen

19 Dhjetor 2023, 09:00 Nga DOSJA

Ai u largua nga Liverpool për të luajtur në Bundesligë, por

ANGLI - Naby Keita, i cili u transferua, si lojtar i lirë te Werder Bremen, pas pesë sezonesh në Liverpool, ka luajtur vetëm tre ndeshje për gjermanët dhe po kalon një nga momentet më të këqija të karrierës së tij.

28-vjeçari ndërkombëtar për Guinea ka pasur probleme fizike dhe… disiplinore. Portali  “DeichStube” analizon se cili ka qenë udhëtimi i Keita, i cili kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro në 2017, duke raportuar se lojtari ka humbur besimin e hierarkisë drejtuese të klubit.

 “Ai humbi besimin e hierarkisë së lartë të klubit për shkak të sjelljes së tij dhe mungesës së përpikmërisë. Ai vjen me vonesë në takimet e ekipit dhe angazhimet reklamuese, duke u bërë problem për trajnerin Ole Werner”,- lexohet në portal.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll