Bota

E rëndë në SHBA/ Ndodheshin vetëm në shtëpi, pesë të mitur humbin jetën nga zjarri që përfshiu banesën

Banesa në Bullhead City u përfshi nga flakët masive të shtunën në mbrëmje dhe pesë fëmijët të moshave 2, 4, 5, 11 dhe 13 vjeç, nuk arritën të dalin dot nga dupleksi dykatësh, thanë autoritetet. 

19 Dhjetor 2023, 13:28 Nga r.ll
E rëndë në SHBA/ Ndodheshin vetëm në shtëpi,
pamje nga shtepia e djegur

SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Arizona në SHBA, ku pesë fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka rënë në shtëpinë e tyre. 

Banesa në Bullhead City u përfshi nga flakët masive të shtunën në mbrëmje dhe pesë fëmijët të moshave 2, 4, 5, 11 dhe 13 vjeç, nuk arritën të dalin dot nga dupleksi dykatësh, thanë autoritetet. 

Identitetet e fëmijëve ende nuk janë zbuluar, por sipas mediave të huaja, katër nga fëmijët ishin vëllezër e motra dhe i pesti ishte një i afërm i tyre.

Në momentin e zjarrit fëmijët e mitur ndodhenin vetëm në shtëpi pa praninë e asnjë të rritur. Ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. 

shba

Sondazh

Poll