Bota

FOTO- Ekipet e shpëtimit në luftë me temperaturat nën zero, dalin në dritë pasojat e tërmetit vdekjeprurës në Kinë

Presidenti kinez, Xi Jinping sot u bëri thirrje autoriteteve të bëjnë përpjekje të gjithanshme për të kërkuar të mbijetuarit dhe për të trajtuar të plagosurit.

19 Dhjetor 2023, 10:55 Nga r.ll

 

FOTO- Ekipet e shpëtimit në luftë me temperaturat nën zero,
foto nga kerkimet ne rrenoja

 

KINË- Një tërmet me magnitudë 6.2 ka tronditur gjatë mesnatës një rajon malor të Kinës veriperëndimore, duke lënë të paktën mbi 100 persona të vdekur. 

Epiqendra e tërmetit ishte 5 km nga kufiri midis Gansu dhe një provincë fqinje. Tërmeti goditi qarkun Jishishan në provincën veriperëndimore Gansu në orën 23:59 sipas kohës lokale të hënën, në një thellësi prej 10 km.

105 njerëz humbën jetën, 397 të tjerë u plagosë dhe më shumë se 4,700 shtëpi në Gansu u dëmtuan, thanë autoritetet provinciale në një konferencë shtypi.

Autoritetet kanë mobilizuar një sërë masash emergjente, por puna e kërkim shpëtimit mund të jetë sfiduese për shkak të temperaturave nën zero. Lëkundjet fillestare zgjatën gati 20 sekonda dhe u ndjenë në kryeqytetin e provincës Lanzhou, 102 kilometra (63 milje) larg. Disa shtëpi fshatrash në Gansu dhe Qinghai janë kthyer në rrënoja, ku zjarrfikësit po punojnë për të nxjerrë të mbijetuarit. Tërmeti ka ndërprerë gjithashtu furnizimin me ujë dhe energji elektrike, si dhe sinjalet celulare në disa zona, duke komplikuar përpjekjet e shpëtimit, shkruan CNN.

Të paktën 4,000 zjarrfikës, oficerë policie dhe ushtarë janë dërguar në zonën e fatkeqësisë në Gansu, së bashku me mijëra tenda, shtretër të palosshëm, jorgan dhe gropa portative zjarri, sipas zyrtarëve provincialë.

Presidenti kinez, Xi Jinping sot u bëri thirrje autoriteteve të bëjnë përpjekje të gjithanshme për të kërkuar të mbijetuarit dhe për të trajtuar të plagosurit. Ministria e Financave dhe Ministria e Menaxhimit të Emergjencave të Kinës ndanë 200 milionë juanë (28 milionë dollarë) në fonde të ndihmës ndaj fatkeqësive natyrore për dy provincat e goditura nga tërmeti.

Kina njihet për tërmetet e fuqishme, veçanërisht në pjesët jugperëndimore të vendit ku pllaka tektonike euroaziatike takohet me pllakën indiane, një përplasje dramatike që krijon Himalajet e fuqishme dhe pllajën e madhe tibetiane. Tërmeti është më vdekjeprurësi që ka goditur Kinën në gati një dekadë, sipas raporteve të disponueshme publikisht, që kur një tërmet në provincën jugperëndimore të Yunnan vrau rreth 600 njerëz në vitin 2014. Provinca fqinje e Yunnan, Sichuan, dëshmoi një tërmet shkatërrues me magnitudë 7.9 në vitin 2008 që vrau rreth 90,000 njerëz.

 

termet ne kine

Sondazh

Poll