Bota

Frika nga sulmet e rebelëve të "Houthi"/ Firma më e madhe e transportit në botë devijon rrugën e anijeve, shmangin kalimin në Detin e Kuq

Sot kompania tha se ky devijim po bëhet për arsye sigurie, duke shtuar anijet do të vazhdojnë udhëtimet e tyre në rrugët e reja sa më shpejt që të jetë e mundur nga ana operative.

19 Dhjetor 2023, 11:44 Nga r.ll
Frika nga sulmet e rebelëve të "Houthi"/ Firma më e
foto ilustruese

DANIMARKË- Një nga firmat më të mëdha të transportit në botë thotë se do të devijojë rrugën e anijeve rreth skajit jugor të Afrikës në vend që të lundrojë nëpër Detin e Kuq, mes frikës së sulmeve të vazhdueshme nga rebelët Houthi të Jemenit.

Maersk tha të premten se kishte ndaluar të gjithë tranzitin përmes Detit të Kuq për shkak të sulmeve të shtuara ndaj anijeve tregtare nga militantët Houthi që mbështeten nga Jemeni dhe Irani.

Sot kompania tha se ky devijim po bëhet për arsye sigurie, duke shtuar anijet do të vazhdojnë udhëtimet e tyre në rrugët e reja sa më shpejt që të jetë e mundur nga ana operative. Maersk mirëpriti gjithashtu përpjekjet ndërkombëtare për sigurinë detare në rajon, por tha se mbetet e vështirë të përcaktohet, kur do të mund të rifillojnë udhëtimin përmes Detit të Kuq dhe Kanalit të Suezit.

Që nga e hëna, Maersk tha se 20 prej anijeve të saj kishin ndaluar kalimin tranzit përmes Detit të Kuq. Gjysma e tyre prisnin në lindje të Gjirit të Adenit, i cili shtrihet në jug të Jemenit, dhe pjesa tjetër po prisnin në të dy skajet e Kanalit të Suezit në Egjiptin verior, shkruan CNN.

Rebelët Houthi në Jemen kanë shënjestruar anijet tregtare në Detin e Kuq, duke pretenduar se sulmet janë hakmarrje kundër Izraelit për luftën e tij ndaj Hamasit. Gjigandi i naftës BP, njoftoi të hënën se do të ndalonte të gjitha dërgesat përmes Detit të Kuq për shkak të "përkeqësimit të situatës së sigurisë", duke shënuar më të fundit firma e transportit që ndalon rrugët përmes kanalit, i cili është një korridor kritik për tregtinë botërore.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Lloyd Austin dënoi të martën sulmet e Houthi-ve ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq, duke thënë "të pamatur"; sulmet nga grupi i mbështetur nga Irani janë një problem serioz ndërkombëtar… dhe kërkojnë një përgjigje të fortë ndërkombëtare."

maersk rebelët houthi

Sondazh

Poll