Bota

"Po përqafoni një fashist si Kurti", Grenell me kritika të ashpra ndaj Gjermanisë: Jeni në anën e gabuar të historisë

Duke komentuar fitoren e Aleksandar Vuçiç dhe partisë së tij SNS në Serbi, Grenell shtoi se kjo fitore erdhi si rezultat i menaxhimit të situatës me Kosovën, duke pohuar se sjellja e Albin Kurtit, të cilin e quan "ekstremist”, ka pasur ndikim në këtë rezultat.

19 Dhjetor 2023, 10:44 Nga r.ll
"Po përqafoni një fashist si Kurti", Grenell me kritika
richard grenell, albin kurti

SHBA- Ish-emisari i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar pas postimit të ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde lidhur me vizitën e Sekretares Parlamentare të Gjermanisë, Siemtje Möller në Kosovë.

Përmes një postimi në platformën “X”, Grenell shkruan se gjermanët janë në anën e gabuar të historisë dhe gjithashtu e etiketon si fashist, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. 

POSTIMI I PLOTË: 

Albin Kurti ka hedhur poshtë çdo ide që ka hedhur Perëndimi. Mjerisht, qeveria gjermane dështoi të përqafonte zgjidhjet që Thaçi dhe Vuçiç ranë dakord të parashtronin së bashku.

Gjermanët janë në anën e gabuar të historisë: duke përqafuar fashistin Kurtin.

Çdo vend në mbarë botën e dënoi Kurtin për ndezjen e dhunës – përveç Gjermanisë. Republikanët dhe demokratët rrallë bien dakord…por ata pajtohen se problemi është Kurti.

Grenell disa ditë më parë adresoi kritika të shumta ndaj kryeministrit Kurti. Duke komentuar fitoren e Aleksandar Vuçiç dhe partisë së tij SNS në Serbi, Grenell shtoi se kjo fitore erdhi si rezultat i menaxhimit të situatës me Kosovën, duke pohuar se sjellja e Albin Kurtit, të cilin e quan "ekstremist”, ka pasur ndikim në këtë rezultat.

richard grenell

Sondazh

Poll