Bota

"Thaçi mund të vrasë dëshmimtarët"/ Gjykata Speciale lë në paraburgim ish-drejtuesit e UÇK-së: Mund të arratisen nga drejtësia

Sipas vendimit të gjykatës Thaçi dhe Veseli nuk mund të lihen të lirë, duke qenë se sipas gjykatës, ata mund të arratisen nga drejtësia. 

19 Dhjetor 2023, 12:09 Nga h.k
"Thaçi mund të vrasë dëshmimtarët"/ Gjykata
Kreret e UÇK

KOSOVË-Charles L.Smith, gjyqtari i Gjykatës Speciale ka zbardhur vendimin për krerët e UÇK-së Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli në lidhje me vazhdimin e paraburgimit. Sipas vendimit të gjykatës Thaçi dhe Veseli nuk mund të lihen të lirë, duke qenë se sipas gjykatës, ata mund të arratisen nga drejtësia. 

Sipas vendimit konstatohet se "ekziston një rrezik i madh që z. Thaçi të pengojë mbarëvajtjen e procedurave të DHS" dhe "ai mund të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova’"-thuhet në vendim. 

Edhe në vendimin për Veselin, thuhet se:

"Paneli është i bindur se ekziston rrezik se z. Veseli do të pengonte mbarëvajtjen e procedurave të DHS dhe se do të kryente krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në këtë rast dhe/ose duhet të paraqiten".

hashim thaci kadri vesel gjyqi i hages

Sondazh

Poll