Bota

Takimi i Kartës së Atlantikut në Shkup, miratohet deklarata ku dënohet sulmi në Banjskë

Qehaja nënvizoi përkushtimin e palëkundur të Kosovës ndaj vlerave të përbashkëta që promovon kjo nismë e që ndërlidhen me prosperitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

19 Dhjetor 2023, 10:11 Nga r.ll
Takimi i Kartës së Atlantikut në Shkup, miratohet deklarata ku
foto nga takimi

SHKUP- Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, e ka përfaqësuar Kosovën në kuadër të Ministerialit të nismës rajonale SHBA-Karta e Adriatikut.

Në këtë ngjarje është miratuar një deklaratë e përbashkët ku, në mes të tjerash dënohet në termat më të fuqishëm sulmin terrorist në Banjskë, dhe bëhet thirrje për zgjerimin e nismës me Kosovën si anëtare e plotë.

Në fjalimin e tij, Qehaja nënvizoi përkushtimin e palëkundur të Kosovës ndaj vlerave të përbashkëta që promovon kjo nismë e që ndërlidhen me prosperitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, sipas Klan Kosova.

“Nënvizoi progresin e shtetit të Kosovës për të ngritur kapacitetet e mbrojtjes duke përmendur shtimin e buxhetit në 2% të GDP sipas standardeve të NATO-s. Shtoi se FSK është gati për të arritur interoperabilitetin në mbrojtje në vazhdën e një ambienti kompleks të sigurisë”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.

 

 

 

karta e atlantikut sulmi i banjskes

Sondazh

Poll