Sport

“Këpuca e Artë” për femra/ Fiton Valentina Troka, shënoi 66 gola gjatë sezonit…

Sulmuesja e Apolonisë dhe ekipit Kombëtar, ishte golashënuesja më e mirë sezonin e kaluar

18 Dhjetor 2023, 19:34 Nga DOSJA
“Këpuca e Artë” për femra/ Fiton Valentina Troka,

TIRANE - Dy nga çmimet më të rëndësishme të mbrëmjes gala të FSHF ishin edhe “Këpuca e Artë 2023” për vajza dhe djem, trofe që jepet për golashënuesit më të mirë të vitit e që nuk kishin nevojë për votim, pasi ishin përcaktuar me golat e shënuar në fushën e lojës.

“Këpuca e Artë” 2023 për vajza i ka shkuar sulmueses së Apolonisë dhe ekipit Kombëtar, Valentina Troka me 66 gola të shënuar sezonin e kaluar. Ishte anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha, e cila i dorëzoi çmimin e veçantë Trokës.

Pas marrjes së çmimit, Valentina Troka u shpreh: “Ndjehem shumë e lumtur me këtë titull kaq të veçantë, që donte shumë mund dhe sakrifica. Falenderoj ekipin tim dhe vajzat që bënë maksimumin që unë të fitoj këtë çmim. Gjithashtu falenderoj edhe Federatën Shqiptare të Futbollit që u jep jetë ëndrrave tona me këto çmime”-u shpreh lojtarja e Apolonisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 18 Dhjetor 2023, 18:44

Lajme për Guardiolën: kthehet De Bruyne!

ARABIA SAUDITE - Lajm i mirë për Pep Guardiolën, trajnerin e Manchester Cityt. Një nga pjesët kryesore të tij, Kevin de Bruyne, ...