Sport

“Talentja e Vitit 2023” / Klaudia Borci merr çmimin e futbollistes më premtuese…

Talentja 17-vjeçare ka spikatur me ekipet kombëtare të moshave U-17 e U-19 dhe klubin e Vllaznisë.

18 Dhjetor 2023, 19:13 Nga DOSJA

“Talentja e Vitit 2023” / Klaudia Borci merr çmimin e

TIRANE - Ceremonia gala e Federatës Shqiptare të Futbollit, e organizuar mbrëmjen e sotme në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në një atmosferë të mbushur me emocione të mëdha, ka nderuar me çmime protagonistët kryesor të vitit 2023 në futboll në një atmosferë të shkëlqyer.

Çmimi i parë i akorduar në këtë Mbrëmje Gala të organizuar nga FSHF ishte për “Talenten e vitit 2023” për vajza, ku në garë ishin futbollistet e reja Rosela Vasa, Klesta Ago dhe Klaudia Borci.

Në skenë për të dhënë këtë çmim tepër të rëndësishëm është ngjitur ish-futbollisti i Kombëtares, Jahmir Hyka, i cili lexoi emrin e fitueses së çmimit sipas votimit.

Çmimi shkoi për Klaudia Borcin, talentes 17-vjeçare që ka spikatur me ekipet kombëtare të moshave U-17 e U-19 dhe klubin e Vllaznisë.

Pasi zbuloi emrin, Hyka ftoi Klaudia Borcin në skenë, duke i dorëzuar çmimin, ndërkohë që futbollistja e re ka falënderuar të gjithë ata që e votuan për këtë trofe.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 18 Dhjetor 2023, 18:44

Lajme për Guardiolën: kthehet De Bruyne!

ARABIA SAUDITE - Lajm i mirë për Pep Guardiolën, trajnerin e Manchester Cityt. Një nga pjesët kryesore të tij, Kevin de Bruyne, ...