Sport

Ish-trajneri Gianni De Biasi: “Bravo Sylvinho dhe FSHF, Shqipëria kalon grupet”...

18 Dhjetor 2023, 18:52 Nga DOSJA

Ish-trajneri Gianni De Biasi: “Bravo Sylvinho dhe FSHF, Shqipëria

TIRANE - Në një prononcim për “SuperSport” përpara nisjes së mbrëmjes gala “Më të mirët 2023”, Gianni De Biasi, ish-trajneri historik i skuadrës kombëtare, u shpreh:

“Kush e harron dashurinë e parë? Shqipëria ka qenë dhe mbetet dashuria ime e parë. Është e rëndësishme që Shqipëria u rikthye në Europian. Sukses që vjen nga puna e madhe, bravo të gjithëve”.

Pak xheloz për skuadrën aktuale? “Jo, nuk jam xheloz. Asgjë nuk vjen rastësisht. Bravo Sylvinho për punën që ka bërë, bravo edhe atij që i besoi”.

Grupi? “Shqipëria niset e mposhtur, nuk ka asgjë për të humbur në aspektin teorik. Në praktikë besoj se do të kualifikohet Shqipëria”,- theksoi tekniku italo-shqiptar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 18 Dhjetor 2023, 18:44

Lajme për Guardiolën: kthehet De Bruyne!

ARABIA SAUDITE - Lajm i mirë për Pep Guardiolën, trajnerin e Manchester Cityt. Një nga pjesët kryesore të tij, Kevin de Bruyne, ...