Sport

“Talenti i vitit 2023” për djem / Arlind Kurti merr çmimin e FSHF-së si zbulimi i vitit…

18-vjeçari i cili luan në pozicionin e rolit të mbrojtësit të krahut ka qenë një nga zbulimet e këtij sezoni, duke dhënë kontributin e tij jo vetëm te Laçi, por edhe te ekipin U-19, ku mban edhe shiritin e kapitenit.

18 Dhjetor 2023, 19:27 Nga DOSJA
“Talenti i vitit 2023” për djem / Arlind Kurti merr

TIRANE - Në mbrëmjen gala të organizuar nga FSHF, dy nga çmimet më të veçanta ishin ato për “Talentin e vitit 2023” për djem dhe vajza. Mes djemve, tre kandidatët për trofeun ishin Ledjo Tresa, Ergis Arifi dhe Arlind Kurti, ndërsa për të dorëzuar çmimin është ngjitur në skenë ish-kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli.

Arlind Kurti, futbollisti i talentuar i Laçit u shpall fitues i çmimit “Talenti i vitit 2023 për djem”. 18-vjeçari i cili luan në pozicionin e rolit të mbrojtësit të krahut ka qenë një nga zbulimet e këtij sezoni, duke dhënë kontributin e tij jo vetëm te Laçi, por edhe te ekipi Kombëtar U-19, ku mban edhe shiritin e kapitenit.

Edhe fituesi i çmimit “Talenti i vitit 2023 për djem”, Arlind Kurti përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe i falenderoi të gjithë për vlerësimin.

“Ndihem i nderuar dhe i vlerësuar që marr çmimin “Talenti i Vitit 2023”. Ky çmim më shtyn përpara që të punoj edhe më fort. Falënderoj skuadrën e Laçit që më ka dhënë mundësinë të tregoj cilësitë e mia. Sigurisht, edhe përfaqësuesen U-19, me të cilën ka marrë pjesë në eliminatore. Çmimin ia dedikoj familjes sime, që më ka mbështetur në gjithë këto vite,”- përfundoi Arlind Kurti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 18 Dhjetor 2023, 18:44

Lajme për Guardiolën: kthehet De Bruyne!

ARABIA SAUDITE - Lajm i mirë për Pep Guardiolën, trajnerin e Manchester Cityt. Një nga pjesët kryesore të tij, Kevin de Bruyne, ...