Sport

POST-SHORTI/ Baskët e Real Sociedad të mërzitur me “goglat”…

Sa i përket Real Sociedadit, është e vështirë të ishte i kënaqur pasi u çiftëzua me PSG-në në 1/16 e Champions League.

18 Dhjetor 2023, 15:48 Nga DOSJA

POST-SHORTI/ Baskët e Real Sociedad të mërzitur me

ZVICER - Pasi luftoi gjatë gjithë fazës së grupeve për të përfunduar i pari, Real Sociedad ndoshta kishte menduar se do të kishte të drejtën për të trashëguar një kundërshtar të përballueshëm në raundin e 16-të.

Por fat i keq, klubi bask padyshim që u përball me më të keqen, me PSG. Natyrisht, nga ana e presidentit të Real Sociedad, Jokin Aperribay, kjo u pa si një formë fatalizmi. “Çfarë mund të bëjmë për këtë?

Do të shohim si do të shkojë”,- u shpjegoi drejtuesi gazetarëve të pranishëm në selinë e UEFA-s, përpara se të pranonte pak më vonë në një mënyrë më të theksuar, se “ai nuk është kundërshtari më i mirë që mund të kishim”.

“Në grupin tonë të kundërshtarëve të mundshëm, kishte disa skuadra shumë të mira. Por kur të vijë dueli, ne do të luftojmë dhe do të përpiqemi ta kapërcejmë atë”,- tha gjithashtu Aperribay, i cili foli edhe për presionin që do të jetë mbi PSG.

“Ndoshta ata do ta ndiejnë më shumë, sepse janë favoritë…”- rrëfen presidenti bask, i cili megjithatë pranon se skuadra e tij “do të ketë gjithashtu presion. Gjithsesi tani shihemi në shkurt”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll