Sport

Leo Messi i dhuron Nadalit fanelën e tij të firmosur, një vit pas Kupës së Botës…

Dhurata e futbollistit argjentinas tashmë është e dukshme në Akademinë Rafa Nadal në Majorka

18 Dhjetor 2023, 16:39 Nga DOSJA

Leo Messi i dhuron Nadalit fanelën e tij të firmosur, një vit pas

SPANJE - U bë një vit që kur Argjentina e Leo Messit u shpall kampione e Kupës së Botës të Katarit 2022. Dhe ylli argjentinas donte ta përkujtonte atë ngjarje, duke i dhuruar tenistit Rafa Nadalit një fanelë ‘albiceleste’ me numrin '10' në anën e pasme dhe të nënshkruar nga ai vetë.

"Për Rafën, me shumë dashuri dhe admirim",- ka shkruar lojtari i Inter Miami në një fanelë që tani është ekspozuar në muzeun e Akademisë Rafa Nadal në Mallorca

Fanela e Leo Messit, tashmë ndan hapësirë ​​me këpucët e Cristiano Ronaldos dhe një top të firmosur nga disa yje të futbollit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll