Sport

POST-SHORTI/ Presidenti Al-Khelaïfi, i kënaqur që do përballet me Real Sociedad

Nasser Al-Khelaïfi, presidenti i PSG-së, dha përshtypjet e tij për Real Sociedad, duke qenë veçanërisht komplimentar

18 Dhjetor 2023, 15:28 Nga DOSJA

POST-SHORTI/ Presidenti Al-Khelaïfi, i kënaqur që do

FRANCE - PSG kishte frikë se do të përballej me një kundërshtar shumë të fortë në raundin e 16-të të Champions League.

Në fund të fundit, klubi kryeqytetas francez e ka pare si të favorshëm përballjen me Real Sociedadin, i cili ishte shorti më i mirë i mundshëm për Parisin. Në pritje të duelit që do të zhvillohet mes mesit të shkurtit dhe fillimit të marsit, presidenti parizian Nasser Al-Khelaïfi foli për këtë temë për mediat e klubit.

Nasser Al-Khelaïfi ishte shumë lavdërues për klubin bask dhe presidentin e tij, me të cilin marrëdhëniet janë padyshim shumë të mira. “Real Sociedad është një klub i mrekullueshëm që ne e respektojmë shumë.

Ata kanë një ekip të mire, që përfundoi i pari në grup dhe një president që po bën një punë fantastike. Mezi presim ndeshjet në Paris dhe San Sebastián, të cilat do të jenë momente të shkëlqyera”,- tha presidenti i PSG-së.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll