Bota

Netanyahu: Buxheti i mbrojtjes duhet të rritet me 5.5 miliardë dollarë në vit

Ndërkaq, Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrel ka bërë thirrje për një pauzë humanitare në Gaza. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Borrell shprehet se në Gaza janë vrarë shumë civilë. 

18 Dhjetor 2023, 16:39 Nga a.l
Netanyahu: Buxheti i mbrojtjes duhet të rritet me 5.5 miliardë
Benjamin Netanyahu

IZRAEL-  Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se buxheti i mbrojtjes së Izraelit duhet të rritet me 5.5 miliardë dollarë në vit.

Deklaratën, Netanyahu e dha gjatë një aktiviteti për zgjatjen e mandatit të Guvernatorit të Bankës së Izraelit, Amir Yaron, raporton Al Jazeera.

Ndërkaq, Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrel ka bërë thirrje për një pauzë humanitare në Gaza. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Borrell shprehet se në Gaza janë vrarë shumë civilë. 

Më 12 dhjetor, ushtria izraelite bastisi spitalin Kamal Adwan në Beit Lahia, duke njoftuar ndalimin e 90 individëve përpara se të tërhiqej.

Pas tërheqjes izraelite, gazetari palestinez Anas al-Sharif, i cili hyri në spital, tha në X se dhjetëra njerëz të zhvendosur, të sëmurë dhe të plagosur u varrosën të gjallë.

lufta izrael-palestine benjamin netanyahu

Sondazh

Poll