Politike

Me 6 vota pro/ Këshilli i Mandateve miraton kërkesën e SPAK për arrestimin e Berishës

Kërkesa e SPAK u miratua nga anëtarët e pranishëm në mbledhje me 6 vota pro dhe asnjë kundër. 

18 Dhjetor 2023, 15:18 Nga I.A
Me 6 vota pro/ Këshilli i Mandateve miraton kërkesën e SPAK
Këshilli i Mandateve

TIRANË- Këshilli i Mandateve ka miratuar unanimisht sot kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha. Kërkesa e SPAK u miratua nga anëtarët e pranishëm në mbledhje me 6 vota pro dhe asnjë kundër. 

Raporti i Këshillit të Mandateve do t'i dorëzohet Kuvendit për shqyrtim në seancën e 21 dhjetorit, si rend i parë i ditës. Pas mbledhjes së Këshillit, pritet të zhvillohet votimi në Kuvend, që i hap rrugën SPAK për arrestimin e Berishës. Draft-raportin për Berishën që t'i kalohet Kuvendit për miratim do të jetë deputetja Klotilda Bushka që e përgatisë.

6 pro, asnjë kundër, asnjë abstenim’ tha Nikolla në fund të mbledhjes. 

Akuzat e ngritura ndaj tij lidhen me privatizimin e ish-kompleksit Partizani më shumë se një dekadë më parë. Berisha ishte thirrur nga SPAK 3 here për tu marrë në pyetje dhe për të zbatuar masën e sigurisë Detyrim Paraqitje. Por kryedemokrati nuk ka shkuar në policinë gjyqësore, për shkak se vendimi nuk ka kaluar nga Kuvendi. Jamarbër Malltezi është në akuzë për korrupsion dhe pastrim të parave lidhur me çështjen e kompleksit “Partizani”. Ndaj Malltezit u dha urdhër-arresti disa javë më parë, por u kthye në masën e sigurisë 'Arrest Shtëpie'. Bashkë me të është marrë në akuzë por me masën "detyrim paraqitje” edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi./Dosja.al

sali berisha keshilli i mandateve per berishen

Sondazh

Poll