Politike

Mbledhja e Këshillit të Mandateve, avokatët e Berishës largohen nga mbledhja: Denoncuam veprimet e SPAK

Avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë debatuar me deputetët gjatë mbledhjes së sotme si dhe me prokurorin e SPAK Arben Kraja. 

18 Dhjetor 2023, 16:02 Nga I.A

Mbledhja e Këshillit të Mandateve, avokatët e Berishës

TIRANË- Pasi kanë dhënë argumentet e tyre se përse kërkesa e SPAK për të lejuar arrestimin e kryedemokratit Sali Berisha duhet të rrëzohet, avokatët e Berishës janë larguar nga mbledhja. Avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë debatuar me deputetët gjatë mbledhjes së sotme si dhe me prokurorin e SPAK Arben Kraja. 

Pasi kanë përfunduar arsyetimin e tyre mbi çështjen Gjokutaj dhe Mëngjesi janë larguar nga mbledhja. Ndërkohë që pritet se cili do të jetë vendimi i Këshillit të Mandateve mbi imunitetin e Berishës. 

"Fati kësaj radhe qe transmetimi që ishte live. Kjo seance na shërbeu për të denoncuar veprimet e SPAK. Çështja është në Gjykatën Kushtetuese, e cila do marrë një vendim," tha Gjokutaj.

genc gjokutaj sokol mëngjesi keshilli i mandateve per berishen

Sondazh

Poll