Aktualitet

Pronari i vë aksidentalisht flakën magazinës, pasi njofton zjarrfikësit largohet

Për fikjen e tij, në ndihmë të të vetmes zjarrfikëse të Dimalit kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse me 15 efektivë nga Reparti i Zjarrfikësve të Beratit.

18 Dhjetor 2023, 14:48 Nga r.ll
Pronari i vë aksidentalisht flakën magazinës, pasi njofton
foto nga zjarri

DIMAL- Një zjarr raportohet se ka rënë në një banesë në fshatin Poshnje në bashkinë Dimal. Mësohet se zjarri është ndezur aksidentalisht nga pronari Zylyftar Hoxha, i cili ka qenë duke djegur disa mbeturina.

Flakët kanë dalë nga kontrolli dhe janë përhapur në përmasa të mëdha. Për fikjen e tij, në ndihmë të të vetmes zjarrfikëse të Dimalit kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse me 15 efektivë nga Reparti i Zjarrfikësve të Beratit. Zjarri është vënë nën kontroll dhe po punohet për shuarjen e plotë të flakëve.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar pasi shtëpia e përfshirë nga flakët nuk ishte e banuar por përdorej nga familja si magazinë e ushqimeve për bagëtitë. Pas rënies së zjarrit mësohet se i zoti i shtëpisë ka njoftuar zjarrfikësit dhe është larguar nga vendngjarja nga frika.

zjarr ne dimal

Sondazh

Poll