Aktualitet

Gjokutaj replika me Krajën: I dini kush i ka firmosur këto akte. Doni të të futni në burg pa të përmendur emrin

Prokurori Kraja u shpreh se pyetja e avokatit s’ka lidhje me objektin që po diskutohet, duke shtuar se kanë dërguar tjetër kërkesë në Kuvend.

18 Dhjetor 2023, 13:40 Nga r.ll
Gjokutaj replika me Krajën: I dini kush i ka firmosur këto akte. Doni
genc gjokutaj

TIRANË- Prokurori i SPAK, Arben Kraja ka kërkuar arrestimin e Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës para Këshillit të Mandateve, ndërkohë që avokati Genc Gjokutaj ka replikuar kundër.

Gjokutaj e ka pyetur prokurorin se ku e mbështet pretendimin se Sali Berisha ka ndikuar në ndryshimin e destinacionit nga klub sportiv në sipërfaqe banimi. Prokurori Kraja u shpreh se pyetja e avokatit s’ka lidhje me objektin që po diskutohet, duke shtuar se kanë dërguar tjetër kërkesë në Kuvend.

“Pyetja s’ka lidhje me objektin që po diskutohet këtu, në kemi sjellë kërkesë krejt tjetër. Për këtë mund të bëjmë debat në gjykatën respektive. Nuk kam përgjigje për këtë”, tha ai.

Ndër të tjera, avokati Gjokutaj u shpreh se " e dini kush i ka firmosur këto akte. Këta duan të të fusin në burg pa të përmendur emrin. Kjo është gënjeshtër.”

REPLIKAT:

GjokutajNë kërkesën tuaj i atribuoni Sali Berishës se ka ndikuar në ndryshimin e destinacionit nga klub sportiv në sipërfaqe banimi, ku e mbështesni këtë pretendim tuajin, pasi ne na rezulton ndryshe. Pretendoni se ndryshimi i destinacionit është ndryshuar nga Berisha si pjese, thoni ju, i veprës penale të korrupsionit.

KrajaPyetja s’ka lidhje me objektin që po diskutohet këtu, në kemi sjellë kërkesë krejt tjetër. Për këtë mund të bëjmë debat në gjykatën respektive. Nuk kam përgjigje për këtë.

GjokutajJu do merrni vendim për këtë çështje, po heshta unë si. Unë nuk po i referohem fashikullit të hetimit, ky rezulton nga akti. I dini kush i ka firmosur këto akte.  Do të të fusin në burg pa të përmendur emrin, çdo të thotë kjo. Kjo është gënjeshtër. Ky e quan element të anës objektive të deputeti Sali Berisha. Kjo kërkesë nuk ishte nevoja të mblidheshim ne këtu, por te kalonte në si dhe të gjenim ata elementë që ju dezertojnë ju në vendimmarrje, ndërkohë që është një tjetër person që ka firmosur dhe të gjithë i dinë shumë mirë, unë nuk mund të bej këtu sikur nuk di. Nëse nuk bëjmë debat për kërkesën që ka sjell prokurori këtu kur do e bëjmë. Ju lutem ta verifikoni këtë rrethanë, ne i kemi provat. Janë koshient që nuk shkojë në parlament dhe i interpretojnë vet ligjet.

genc gjokutaj keshilli per berishen 18 dhjetor 2023

Sondazh

Poll