Aktualitet

Kërkesa e SPAK për Berishën, Kraja: Jam akuzuar se po punoj për llogari të kahut tjetër, nuk ka asgjë politike

Kraja tha se hetimet për Berishën nuk kanë asnjë prapaskenë politike.

18 Dhjetor 2023, 12:53 Nga A.B
Kërkesa e SPAK për Berishën, Kraja: Jam akuzuar se po punoj
Arben Kraja

TIRANË- Prokurori i SPAK, Arben Kraja u shpreh gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve se nuk punon për asnjë parti politike. Duke hedhur poshtë këto zëra, ai shtoi se hetimet për Berishën nuk kanë asnjë prapaskenë politike.

"Unë e kam për detyrë të filloj hetimin, kjo mund të përdoret nga palet e ndryshme. Unë kam qënë drejtues i institucionit, jam akuzuar se po punoj për llogari të kahut tjetër. Nuk merrem me këto fjalë, por të jeni të bindur se nuk ka asgjë politike. Në jetën time nuk jam marrë me politike, as do merrem dhe as që do bëhem politikan"- tha Kraja. 

arben kraja

Sondazh

Poll