Aktualitet

Pas tymueseve, protestuesit godasin me vezë kryesinë e Kuvendit 

Ndërkohë brenda ambienteve të Kuvendit po mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK ndaj Sali Berishës.

18 Dhjetor 2023, 12:52 Nga r.ll
Pas tymueseve, protestuesit godasin me vezë kryesinë e Kuvendit 
foto nga kryesia

TIRANË- Vijon protesta e opozitës që po mbahet para kryesisë së Kuvendit. Ndërkohë që deputetët e Partisë Demokratike po mbajnë fjalën e tyre në podium protestuesit kanë hedhur vezë në drejtim të kryesisë. 

Pak minuta më herët, disa nga protestuesit kanë ndezur tymuese. Kujtojmë se tymueset janë perdorur edhe në seancat plenare, ku janë ndezur nga deputetët. 

Ndërkohë brenda ambienteve të Kuvendit po mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK ndaj Sali Berishës.

keshilli per berishen 18 dhjetor 2023

Sondazh

Poll