Aktualitet

"Ashpërsim mase"/ Kraja i prerë në Këshillin e Mandateve: Kërkojmë 'arrest me burg' ose 'arrest shtëpie' për Berishën

Kraja theksoi se Berisha nuk ka qenë asnjëherë prezent kur janë dorëzuar aktet e gjykatës.

18 Dhjetor 2023, 13:13 Nga A.B
"Ashpërsim mase"/ Kraja i prerë në Këshillin e
Arben Kraja

TIRANË- Prokurori i SPAK, Arben Kraja përsëriti disa herë gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve se për kryedemokratin Sali Berisha do të kërkohet masa 'arrest me burg' ose 'arrest shtëpie'. Më tej, ai theksoi se Berisha nuk ka qenë asnjëherë prezent kur janë dorëzuar aktet e gjykatës.

Arben Kraja: Kërkojmë masa më të ashpra, për arrest me burg ose arrest në shtëpi. Pastaj është cështja jonë sesi i vlerësojmë. 

Gjokutaj: Këto dy masa kanë kushte dhe kritere të veçanta, janë dy masa të ndryshme për të cilat organi i akuzës kërkon për të dyja lejen. Për ne kjo është e pavlefshme, pasi cdo masë ka kushtet dhe kriteret e saj, të veçanta.

Keni të dhëna që zoti Berisha është fshehur ka tentuar të dalë jashtë vendit?

Kraja; Kemi kërkuar ashpërsim mase, pasi ai nuk është paraqitur në Gjykatë. Kemi konstatuar se kur janë dorëzuar aktet, kanë dalë persona të tjera dhe kanë thënë nuk është aty. Berisha nuk zbaton vendimet e dy gjykatave, duhet të jetë i barabartë si të tjerët para ligjit. 

arben kraja keshilli per berishen 18 dhjetor 2023

Sondazh

Poll