Aktualitet

Akuza për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal, shtyhet gjyqi ndaj Rezart Taçit

 Procesi ndaj biznesmenit ishte pezulluar për një vit, për shkak se ai nuk është gjetur për t’u arrestuar. 

18 Dhjetor 2023, 13:30 Nga h.k
Akuza për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal, shtyhet
Rezart Taçi

TIRANË-Seanca gjyqësore për biznesmenin Rezart Taçit, u shty më datë 8 janar në orën 09:00. Procesi ndaj biznesmenit ishte pezulluar për një vit, për shkak se ai nuk është gjetur për t’u arrestuar. 

GJKKO e shtyu seancën për shkak të mosnjoftimit të Taçit për procesin. Rezart Taçi po gjykohet në mungesë, nën akuzën “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grup i Strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal”. Taçi u shpall zyrtarisht në kërkim nga SPAK në muajin nëntor të vitit 2021.

Taçi në bashkëpunim me katër shtetas italianë, Artur Ballën dhe Bledar Lilon akuzohen për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal. 

Sipas dosjes hetimore Lilo dhe Balla ishin dy nga personat më të besuar të Taçit, të cilët transferuan rreth 18 milionë euro në një bankë të nivelit të dytë, para që dyshohet se i përkisnin organizatës Cosa Nostra.

rezart taci

Sondazh

Poll